Reshje bore në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, këto janë rrugët ku duhet të tregoni kujde
Qarkullimi në rrugët e Maqedonisë zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në pjesët perëndimore dhe jug-perëndimore të shtetit, ndërsa në pjesët tjera rrugët janë kryesisht të thata.

Reshje të dëborës vërehen në Kodrën e Diellit. Në Mavrovë ka reshje të shiut dhe borës, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) kërkon nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm në qarkullim , të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën.

Kujdes të posaçëm duhet të kenë ata qytetarë që lëvizin në gryka dhe ngushtica mali, pasi mund të ketë rrokullisje gurësh. /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2017, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori