“Reporterët pa kufi 2014”, Shkupi bie me 7 vende në renditje
Maqedonia ulet me 7 vende në pozicionimin sa i takon lirisë së shtypit për 2014">2014. Sipas Indeksit të organizatës “Reporterët pa Kufi”, që publikoi listën e 180 shteteve për lirinë e shtypit për 2014">2014, Maqedonia renditet tashmë në vendin 123. Kjo renditje përfaqëson pozicionin më të dobët të Maqedonisë në listë deri më sot.

Maqedonia mundohet që të bëhet anëtare e BE-së që nga viti 2005, por edhe pas 8 viteve bisedimet ende nuk kanë filluar. Maqedonia bën reforma për ta vendosur atë në rrugën evropiane, por viteve të fundit këto reforma nuk janë të mjaftueshme për të fshehur thyerjet e mëdha të informimit të lirë”, thuhet në raport.

Shkak për këtë rënie në renditje me 7 vende, dyshohet të jetë burgosja e gazetarëve Tomislav Kezharovski dhe Zoran Bozhinovski. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori