REL: Kujt do t'i konvenonin zgjedhje të reja në Maqedoni?
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Afati që mandatari Gruevski të formojë qeverinë po skadon. Momentalisht, të gjitha opsionet janë të hapura, për qeveri mes VMRO-DPMNE dhe BDI, qeveri mes LSDM dhe partite shqiptare, por edhe opcioni që vendi përsëri të shkojë në zgjedhje të reja, vlerësojnë analistët.

Sipas tyre opsioni i fundit më së paku i konvenon LSDM-së, shkruan REL.

Dy faktorët më kryesor për momentin për formimin e qeverisë, VMRO-DPMNE dhe BDI ende nuk kanë filluar negociatat për një koalicionim të mundshëm.

Zëdhënësi I BDI-së Bujar Osmani thotë se deri tani nuk ka ndonjë lajmërim për fillim të konsultimeve. Ndërkohë, pas intervistës së kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti për televizionin 21 happen disa skenare të mundshme për rezultatin e ngjarjeve – qeveri me Gruevskin në afatin kushtetues, zgjedhje të reja ose qeveri me LSDM. Sipas analistëve, momentalisht të gjitha variantat janë në lojë, ndërsa vetëm partisë më të madhe opozitare nuk i konvenojnë zgjedhje të reja.

BDI dhe VMRO-DPMNE të formojnë qeveri

Të dy partitë, sipas 20 ditëve të parashikuara sipas kushtetutës nga ndarja e mandatit kanë afat deri më 29 janar të bëjnë marrëveshje për koalicionim.

Ahmeti disa herë përsëriti se do të hyjnë në negociata me Gruevskin, por gjithsesi shtoi se nëse nuk pranohen kërkesat nga platforma shqiptare të cilën nënshkruan së bashku me BESË-n dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do të bënin nuk do të ketë qeveri.

BDI ka rënie historike të rejtingut të tyre dhe për këtë shkak do të përmbahet tek platforma, ndërsa VMRO-DPMNE vështirë se do të pranonte diçka nga ajo sepse janë peng i retorikës së tyre parazgjedhore, mendon Marko Troshanovski nga Instituti për demokracion.

"Për këtë shkak mendoj se është pak e besueshme që ky koalicion të ndodh duke patur parasysh që edhe brenda në BDI , një pjesë e madhe e anëtarëve janë kundër këtij koalicionimi", thotë Troshanovski.

Zgjedhje të reja

Nëse, gjithsesi nuk arrijnë të miren vesh, është e mundur që, siç lajmëroi dhe vet Ahmeti duke e emëruar si opsioni i pestë, të shkohet në zgjedhje të reja.

Kjo është e papërshtatshme për LSDM, sepse ata duke heshtur në lidhje me platformën shqiptare nga njëra anë dhe kërkesave përfundimtare në të nga tjetra anë, vështirë se mund të fitojnë aq vota shqiptare sa më 11 dhjetor, konsideron Troshanovski, i cili thekson se edhe momenti tani nuk është i njëjti si muaji i kaluar.

"Një pjesë e votuesve shqiptarë të cilët votuan për LSDM me siguri do të joshen nga ky koncept etnonacional në vend konceptit qytetar të cilën e promovoi LSDM dhe votat e tyre më shumë do ti jipnin për Besën ose partive tjera shqiptare.

Për këtë shkak mendoj se edhe partitë e vogla shqiptare në mënyrë kalkulative hyrën në mbështetje të kësaj platforme, duke shpresuar që të marin votat e shqiptarëve që ua kishin dhënë LSDM-së" thotë Troshanovski.

Zvarritje me ndarjen e mandatit

Opsioni zgjedhje, sipas analistëve , është e hapur edhe shkaku të interpretimit të ndryshëm të nenit 90 të Kushtetutës ku thuhet se presidenti është i obliguar në afat prej 20 ditësh nga themelimi i Kuvendit, mandatin për përbërje të qeverisë tia besoj kandidatit të partisë, gjegjësisht partisë që ka shumicën në Kuvend.

Sipas disa ekspertëve kushtetues, në të nuk parashikohet mandati nëse mandatari nuk arrin t'ia besoj tjetërkujt, ose ndonjë partie tjetër. Është e mundshme një skenar i tillë, thot analisti Albert Musliu, duke potencuar edhe abolimin e papritur të presidentit Gjorge Ivanov.

"Ne ishim dëshmitar në vitet e fundit për hapa jo logjike dhe sipas disa ekspertëve jokushtetuese dhe joligjore, por edhe nëpërmjet kësaj është kaluar.

Por mendoj se ky skenar është shumë i komplikuar edhe për Ivanovin, e të mos të ketë reaksione nga ana tjetër", - thotë Musliu.

Zaev formon qeveri

Nëse pas përfundimit të 20 ditëve të parapara për formimin e qeverisë, mandatin e fiton kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev atëherë ai do të bisedoj me BDI , BESA dhe Aleanca për Shqiptarët.

Sipas Musliut, opozita e tanishme të formojë qeveri nuk është e pamundur, veçanërisht për shkakun se dy nënshkruesit të platformës, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë mardhnënie më të mira me LSDM, sesa me VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër Ahmeti nuk e përjashtoi mundësinë për koalicionim me Zaevin.
Shtuar më 11/01/2017, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}