Rektori i Nënë Terezës zgjidhet në mënyrë të dyshimtë
Pëlqej
Universiteti Nënë Tereza nuk përballet vetëm me probleme dhe vonesa rreth projektit themelor për objektin e posaçëm të tij.

Alsat mëson se Aziz Pollozhani nuk është zgjedhur në krye të UNT-së me konkurs publik, ashtu siç parashikon ligji, por vetëm me konkurs të brendshëm në kuadër të universitetit. Burimet tona thonë se shpallja publike për konkursin për Rektor në UNT të mbajtur javë më parë, është ngjitur vetëm në muret e këtij institucioni, por nuk është publikuar në gazetë, siç parashikon ligji.

Pollozhani në postin e Rektorit në këtë universitet, vjen dy vite pasi ka mbajtur postin e ushtruesit të detyrës rektor. Ligji për arsimin e lartë, në asnjë rast nuk parashikon që mandati i ushtruesit të detyrës Rektor, të zgjasë më shumë se gjashtë muaj. Për më shumë se dy vite në këtë universitet, me ushtrues detyre janë të gjithë dekanatet e fakulteteve.

Ligjiparashikon mandate gjashtë mujor për ushtruesit e detyrës vlen njëjtë edhe për këtë post, por megjithatë nuk është respektuar Ligji për arsim të lartë


Shtuar më 14/06/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori