"Reketi', Remenski: Nikollovski ia fshehu rastin qeverisë (VIDEO)
Ish drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski kishte dijeni për “Reketin” që në nëntor të vitit 2018, por nuk ka bërë asgjë, pohon deputetja Frosina Remenski.

Ajo këtë e denoncoi në Komisionin Kundër Korrupsionit, jo për shkak të rastit për zhvatjen e parave nga Boki, por sepse Nikollovski jeton në shtëpinë e avokatit të Orce Kamçevit.


Kjo lë një përshtypje serioze se mos veprimi nga ana e drejtorit të DSK-së, të cilit fillimisht në disa raste i janë paraqitur veprime nga ana e familjes Kamçev, hedh dyshime se mos veprimi i tij zyrtar është arsyeja pse ai jeton në shtëpinë e avokatit të tij – tha Frosina Remenski, deputete.

Remenski është e bindur se ish drejtori i DSK-së Nikollovski nuk e ka informuar kreun shtetëror dhe politik për skemën e reketit të Boki 13 edhepse e ka ditur këtë. Dëshmi për këtë sipas saj, janë shoqërimet publike të funksionarëve me të akuzuarin Bojan Jovanovski. Deputetja vlerëson se mosveprimi sipas detyrës zyrtare i Nikollovskit, gjithashtu është vepër penale.

Nëse për 27 prillin Mitko Çavkov u dënua me 18 vjet burg për mosveprim sipas detyrës zyrtare për çka ka qenë i obliguar të veprojë në ngjarjet e 27 prillit, atëherë cili është dallimi për mos veprim sipas detyrës zyrtare të drejtorit i cili ka marrë informatë në nëntor të vitit 2018 se po ndodhë reket e deri në fillim të majit të vitit të kaluar të mos ketë asnjë veprim zyrtarë – deklaroi Frosina Remenski, deputete.

Reketin prej 1.5 milionë euro, Kamçev fillimisht e ka paraqitur tek ish drejtori i DSK-së Goran Nikollovski, dëshmoi biznesmeni në gjykatë. Përveç për “Reketin” prokuroria ngriti aktakuzë edhe për punën e organizatës “Lidhja Ndërkombëtare” e Boki 13, ku mes të akuzuarve është edhe Frosina Remenski.
Shtuar më 04/03/2020, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori