Reka merr nënshkrimet, zyrtarisht kandidat
Kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, profesori Blerim Reka, i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët për të garuar në zgjedhjet e ardhshme, rrethi i parë i të cilave do të mbahet më 21 prill.

Nga shtabi i tij zgjedhor kanë thënë se në më pak se 15 orë janë mbledhur mbi 11 000 mijë nënshkrime.

“Kandidati i pavarur, prof. dr. Blerim Reka, tash edhe zyrtarisht është kandidat në zgjedhjet presidenciale në R. Maqedonisë së Veriut. Duhet të theksohet se në më pak se 15 orë, Rekën e kanë përkrahur mbi 11 000 mijë qytetarë, të cilët e konfirmuar përkrahjen e fuqishme për kandidimin e tij,"kanë theksuar nga shtabi i Rekës.

Shtuar më 05/03/2019, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori