Reka flet për herë të parë pas votimit: Kam marrë vota edhe në qytete maqedonase
Jemi shumë të kënaqur nga rezultati dhe jemi pozitivisht të befasuar, tha mes tjerash kandidati Blerim Reka. Ai tha se deri më tani kanë siguruar 50 mijë vota ndërsa pret 80 mijë.

Reka u shpreh se në komunat shqiptare udhëheqin 3 me 1 ndërsa ka marrë vota edhe në ata maqedonase.

Pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, nga shtabi i kandidatit për president Blerim Reka në konferencë për media shprehën shqetësim për numrin e ulët të daljes së votuesve në këto zgjedhje presidenciale.

Shtuar më 21/04/2019, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori