Roveshatë spektakolare! Ky supergol nga Premier League nuk duhet humbur (VIDEO)

Danny Ings ka marr duartrokitjet dhe vlerësimet e të gjithëve ditën e sotme, teksa realizoi një gol për kornizë kundër Newcastle.

Gjatë ekzekutimit të një goditjeje nga këndi sulmuesi anglez shfrytëzon një top në zonë dhe nuk e mendon dy herë të kërcejë në ajër për të shënuar me roveshatë. Një gol ky që e zbukuroi edhe më tepër javën e dytë të Premier League.

Danny Ings sezonin e shkuar ishte pjesë e Southampton, ku luajti një rol kyç me golat e tij. Largimi i anglezit drejt Southampton la një boshllëk të madh në majën e sulmit, të cilën drejtuesit menduan ta zëvendësonin me huazimin e Armando Brojës dhe transferimin e Adam Armstrong.


Shtuar 21.08.2021 22:15