Regjistrohen lëkundje të tjera në Maqedoni
Lëkundje të tjera të tokës janë regjistruar në rajonin e Shkupit, këtë herë 3.9 ballë të shkallës Rihter.

Kjo është goditja e radhës kur që nga mëngjesi deri më tani Shkupin dhe qytetet tjera e kanë goditur edhe 3 lëkundje të tjera tërmeti.

Pasdite në Shkup janë regjistruar katër zjarre të shkaktuar nga tërmeti.

Dy zjarre kanë ndodhur në lagjen Aerodrom dhe dy në Çair. Zjarret kanë shpërthyer si pasoj djegies së elektromotorëve nga ashensorët.
Për momentin zjarret janë shuar.

Ndërkohë që sipas raportimeve të fundit, nga lëkundjet e forta janë lënduar 50 persona të cilët kanë kërkuar ndihmë nëpër spitale. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2016, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori