Regjistrimi, përfaqësuesi i OSBE-së në Haraçinë
OSBE është interesuar për mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit të popullsisë në komunën Haraçinë të Shkupit. Përfaqësuesi i OSBE-së, Kristof Herbst, vizitoi komunën e Haraçinës, për të diskutuar më kryetarin e komunës, Bastri Bajrami për problemet me të cilën ballafaqohen banorët e kësaj komune si dhe për regjistrimin e popullsisë.

Kryetari i komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami, falënderoi përfaqësuesin e OSBE-së për vizitn e bërë dhe u shpreh se takimi ishte mjaft i frytshëm.

“Falënderoj përfaqësuesin e OSBE që edhe më tej po na viziton dhe po interesohet për gjitha problemet që e tangojnë këtë komunë. Ne, theks të veçantë në këtë takim i dhamë regjistrimit të popullatës. I njoftova se është gjithçka në rregull me atë se si po zhvillohet regjistrimi, pra janë formuar grupe dhe janë duke punuar në teren. Gjithashtu biseduam edhe për gjitha problemet që tangojnë komunën e Haraçinës”, tha Bajrami. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori