Regjistrimi i popullsisë, flet Albin Kurti
Pëlqej
Albin Kurti
Lideri i Lëvizjes “VETËVENDOSJE!”, Albin Kurti tha se shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të lejojnë abuzimin dhe falsifikimin e regjistrimit të popullsisë.

Regjistrimi i popullsisë është një gjë e nevojshme për çdo shtet i cili dëshiron të planifikoj politika afatgjata. Por, se cili është ky plan në rastin konkret, nga cilat motive bëhet kjo gjë nga autoritetet maqedonase, lë mjaft hapësirë për dyshime. Shqiptarët duhet patjetër të jenë të përfaqësuar në Entin e Statistikave si përqindje e përgjithshme, por sidomos në pozitat drejtuese të këtij institucioni. Të dhënat në terren, mospërfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion, qoftë në nivelin qendror apo rajonal aktualisht, përvojat e hidhura me regjistrimet në të kaluarën, skandali lidhur me ligjin për natalitetin para ca kohe, janë indikacione se ky regjistrim është i motivuar nga qëllime antishqiptare”, theksoi Albin Kurti.

Sipas tij, shqiptarët janë aty në Maqedoni dhe se nëse nuk figurojnë saktësisht ne lista, do të reagojnë, do të duken e do të shfaqen. “Çështja është nëse Qeveria Gruevski do të mësoj se diskriminimi e nënpërfaqësimi nuk krijon rehati. Shqiptarët janë! Ata duhet trajtuar si janë dhe duhet numëruar aq sa janë. Ndryshe, ata mund të dalin shumë më tepër”, theksoi kreu i Lëvizjes “VETËVENDOSJE!”. (ina)
Shtuar më 22/11/2010, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori