Refuzohet kërkesa e PSP-së për rastin “Arka”
Kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1-Shkup ka refuzuar kërkesën e PSP-së për përjashtimin e gjykatësitprocedurën paraprake për rastin “Arka”.

“Duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat rrjedhin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve (PSP) për përjashtim të gjykatësitprocedurën paraprake i cili duhet të vendosë për propozimin e prokurorisë së njëjtë për përcaktimin e masave për kujdes kundër tre personave të përfshirë në lëndën e PSP-së të njohur si ‘Arka’, kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup, solli vendim me të cilin kërkesa refuzohet sepse nuk janë të përcaktuara shkaqet për përjashtimin e gjykatësit të cilat PSP-ja i ka theksuar në kërkesën e saj”, theksohet në njoftimin e Gjykatës Penale.

Sipas vendimit duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për përjashtim të gjykatësitprocedurën paraprake, PSP ka të drejtë në ankesë në afat prej tre ditëve deri te Gjykata e Apelit–Shkup.

Në lidhje me ankesën e PSP-së kundër vendimit të gjykatësitprocedurën paraprake me të cilën nuk është pranuar propozimi i prokurorisë për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, Gjykata informon se vendimi është dërguar nga palët, si dhe ankesa e cila menjëherë është dorëzuar në përgjigje te pala e kundërt, ndërsa pas kompletimit të shkrimeve në lëndë dhe kthimi i të gjitha faturave, vendimi do të dorëzohet në veprim kompetent te Këshilli penal. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori