Refuzohet ankesa e kandidatit të pavarur për kryetar komune
Pëlqej
Gjykata administrative ka refuzuar ankesën e kandidatitpavarur për kryetar të komunës Çuçer Sandevë, Goran Çekallovic, pasi që kandidatura e tij nuk kaloi te Komisioni zgjedhor komunal,kështu gjykata vendosi se ankesa e tij është e pabazë.

Çekallovic nuk e ka plotësuar në tërësi procedurën, përkatësisht, nuk e ka paraqitur në afatin e caktuar xhiro-llogarinë e veçantë, që është kusht që një person të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Maqedoni.

Duke pasur parasysh se afati për paraqitjen e kandidatëve të pavarur kaloi, ndërsa gjykata nuk e pranoi ankesën e tij, nëse nuk merr përkrahje nga ndonjë parti politike ai do të mbetet jashtë garës për kryetar komune, njofton Telegrafi.

Në këtë komunë janë paraqitur madje katër kandidatë të pavarur për kryetar komune. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 19:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori