Refuzohen paditë për Kumanovën dhe Studeniçanin
Gjykata Administrative ka refuzuar 26 padi nga gjithsej 30 sa i ka parashtruar VMRO-DPMNE për vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me të cilin refuzohen ankesat e kësaj partie për raundin e dytë zgjedhor në Kumanovë.

Gjykata ka refuzuar dhe katër paditë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), për anulimin e zgjedhjeve në Studeniçan, ku ka fituar kandidati i PDSH-së, Azem Sadiku.

Gjatë ditës së shtunë, VMRO-DPMNE ka ngritur pranë Gjykatës Administrative dhe 8 padi për Strugën dhe 34 të tjera për Komunën Qendër. Për këto padi, Gjykata do të vendosë nesër (e hënë).

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka anuluar paraprakisht të gjitha ankesat e VMRO-DPMNE-së për Komunën Qendër, ku ka fituar me mbi njëmijë vota më shumë, kandidati i opozitës, Andrej Zhernovski, raporton Zhurnal. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2013, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori