Refugjatët, "Agimi i Artë": Greqia të marrë shembull nga Maqedonia
Edhe pse partia neo-naziste greke "Agimi i Artë" nuk e njeh fare Maqedoninë, gjatë konferencës për shtyp në Selanik deputeti i kësaj partie, Aretemis Mateopulos, e shfrytëzoi Maqedoninë si shembull se si Greqia duhet të sillet me valën e emigrantëve që hyjnë në territorin e saj.

Sipas tij, vendimi i Shkupit që të mbyllet dhe kontrollohet kufiri me Greqinë dhe numrin e emigrantëve që çdo ditë hyjnë në Maqedoni është "shembull për politikën patriotike dhe nacionaliste ndaj, siç thotë, emigrantëve që vijnë nga shtetet që bombardohen nga SHBA", përcjell Lajm.

Ai gjithashtu shtoi se, qeveria e Maqedonisë e ka kuptuar se nëse ndjek shembullin e Greqisë shteti do të duhet të pranojë me miliona emigrantë për të cilët nuk ka as financa as infrastrukturë dhe as dëshirë për ti pranuar në territorin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2015, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori