Reformat, bisedime intensive midis VMRO dhe LSDM
Gjatë fundjavës pritet që të arrihet marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës për Ligjin për Procedurë Penale dhe Prokurorinë Publike. Dy pushtetet janë ende të ndara në qëndrimet rreth përgjegjësisë disiplinoregjykatësve. Zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska tha se gjatë bisedimeve me opozitën kanë arritur që të afrohen qëndrimet në lidhje me miratimin e reformave në gjyqësorë dhe pret që këta ligje së shpejti të marrin edhe miratimin e institucionit ligjvënës.

"Të dy ligjet, edhe ai për Procedurë Penale edhe ai për Prokurorin Publik nuk janë ligje që kanë të bëjnë rrënjësisht me reformat në gjyqësorë dhe për atë as që bisedohet sepse ka tema që janë shumë më të rëndësishme por këta ligje shpresoj se do të arrijmë marrëveshje me opozitën gjatë fundjavës dhe se do të miratohen. Paketa e dytë dhe e rëndësishme është Reformat në gjyqësorë. I kemi afruar shumë qëndrimet, kemi sjell gjithashtu amendamente të përbashkëta mes pushtetit dhe opozitës që kanë të bëjnë me përgjegjësinë disiplinoregjykatësve" – deklaroi Zv/kryeministrja Radmilla Sheqerinska.

Edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare pohon afrimin e qëndrimeve por gjithashtu vë theks në dallimet ekzistuese me pushtetarët në lidhje me përgjegjësinë disiplinoregjykatësve.

"Ekzistojnë ende disa qëndrime jo të qarta rreth arritjes së marrëveshjeve për përgjegjësinë disiplinoregjykatësve dhe po punojmë për harmonizimin e mëtejshëm. Për Ligji për zgjedhjen e Prokurorit Publik nuk po bisedohet tani sepse nuk është i lidhur me ligjet aktuale që po bisedohen" – thonë nga VMRO DPMNE-ja.

LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja gjithashtu kanë rënë dakord për reformat në KSHZ. Në këtë institucion do të kthehet sistemi i vjetër me shtatë anëtarë, me kryetarë komisioni të propozuar nga opozita ndërsa me shumicë anëtarësh të propozuar nga partitë qeveritare. Nga LSDM-ja gjithashtu bëjnë me dije se janë të interesuar që të ndryshojnë sistemin zgjedhorë, që të votohet në një njësi të vetme zgjedhore dhe me lista të hapura, por shtojnë se për këtë gjë ende nuk është arritur asnjë marrëveshje me opozitën. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori