Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
REFERENDUMI/ Analistët: Çast vendimtar për Maqedoninë
30 subjekte politike në takimin e mbrëmshëm u dakorduan që t’i ftojnë qytetarët të dalin të votojnë “për” referendumin i cili do të mbahet më 30 shtator.

Sipas analistit, Selim Ibraimi, këto janë çaste vendimtare për Maqedoninë dhe spektri politik maqedonas dhe shqiptar duhet të vendosin për masën e cila duhet t’i përgjigjet kësaj thirrje kombëtare.

Ibraimi thekson se VMRO-ja dhe ASH-ja kanë një qasje tjetër, mirëpo ASH e ka përkrahur referendumin edhe krahas politikave të brendshme dhe fërkimeve me LSDM-në dhe BDI-në.

‘Politikat e brendshme dhe fërkimet të cilat i ka pasur me LSDM-në dhe me BDI kanë krijuar një çarje me të cilën ASH po veçohet nga i gjithë ky tubim kombëtar, ndërsa, pritet që të përkrahë, ndërkohë që, konfliktet mes partive do të vazhdojnë. Megjithatë, pa një vendim të përgjithshëm të këtyre partive politike, konsensus, se si do të votohet në fund të shtatorit, do të jetë e vështirë që të bashkohet i gjithë trupi kombëtarë dhe të votojë unanimisht pro referendumit.’

Ibraimi poashtu thekson se dallimet për referendumin do të vazhdojnë, megjithatë partitë në qeveri do duhet të japin maksimumin për referendum të suksesshëm.

‘Megjithatë, qeveria ka kohë dhe të gjitha partitë politike siç duket do të zhvillojnë fushata për referendumin dhe kanë kohë që t’i bindin qytetarët për të votuar, për referendumin.

Dallimet do të vazhdojnë, këta nuk mund t’i ndalim ne, megjithatë, mbetet që partitë në qeveri të japin maksimumin që referendum të jetë i suksesshëm.’

Përndryshe, kreu i ASH-së, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kreu i njërit krah të Lëvizjes Besa nuk ishin të pranishëm në takimin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, për shkak të siç u theksua, angazhimeve partiake në terren dhe udhëtimeve jashtë vendit.

Ndërkaq, krahu i Lëvizjes Besa me përfaqësues Bilall Kasamin kanë vendosur të mos bashkohen me fushatën e përbashkët me grupet parlamentare që mbështesin referendumin, ku bëjnë pjesë të gjitha partitë politike shqiptare dhe LSDM dhe disa parti tjera më të vogla maqedonase duke bërë një fushatë të veçantë për mbështetjen e referendumit.
Shtuar më 01/09/2018, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori