Zëvendës ndihmës sekretari
amerikan i shtetit për Europën dhe Euroazinë,
Philip Reeker do të vijojë edhe ditën e sotme me axhendën e tij ku janë programuar takime me krerët më të lartë të qeverisë dhe politikës maqedonase.
Reeker sot paradite pritet të takohet me ministrin e jashtëm Nikolla Popovski. Gjatë ditës, zyrtari i lartë
amerikan pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë qeveritar dhe politikanë të shumtë.
Philip Reeker dje ka qëndruar në Ohër në hapjen e Shkollës për lider të rinj të organizuar nga presidenti Gjorgje
Ivanov. Pas një takimi midis
Reeker dhe
Ivanov janë shprehur qëndrimet se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit dhe integrimit në NATO dhe BE.
Zëvëndës ndihmës sekretari
amerikan i shtetit, i njohur si ish-ambasadori i fundit
amerikan në Shkup, është prej ditës së dielë në Maqedoni dhe do të qëndrojë deri më 25 gusht. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2012,
ora 10:43