"Realiteti" mbështet protestën e DR-së për regjistrimin
Pëlqej
Organizata joqeveritare “Realiteti” bëri të ditur se e mbështet protestën e 14 nëntorit të organizuar kundër ligjit për regjistrimin e popullsisë. Kryetari i kësaj shoqate, Valon Bela deklaroi se “Realiteti” mbështet protestën e tillë, e cila ngre zërin e protestës dhe arsyes kundër miratimit të ligjit për regjistrimin, i cili do të manipulojë numrin e popullsisë shqiptare në Maqedoni.

“OJQ Realiteti ka reaguar çdoherë kundër anomalive dhe diskriminimeve që u janë bërë shqiptarëve në Maqedoni, andaj edhe kësaj here i fton të gjithë qytetarët në mënyrë sa më masovike të marrin pjesë në këtë protestë dhe të shprehin indinjatën e tyre kundër ligjit për regjistrimin e popullsisë”, deklaroi Bela.

Ai theksoi se mbështet protesta të tilla pavarësisht proviniencave politike.
Protesta e DR-së do të mbahet më 14 nëntor para Parlamentit të Maqedonisë, në shenjë pakënaqësie për anashkalimin e kërkesave të kësaj partie, të cilat kanë të bëjnë me shtyerjen e datës së mbajtjes së regjistrimit nga muaji prill për në muajin korrik të vitit 2011 si dhe përfshirjen e gjërë të diasporës shqiptare në këtë proces,rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet përgjegjëse për regjistrimin dhe kushte tjera për transparencë. (ina)
Shtuar më 09/11/2010, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori