Reagon "Zgjohu!": Ndaj shqiptarëve, gjyqe politike
Pëlqej
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Shkupi 1, i cili dënoi me një vit burg Omer Bunjakun për një incident të vogël dhe banal në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.


Sipas kësaj lëvizjeje, Gjykata Shkupi 1 i merr vendimet në bazë të përkatësisë etnike dhe fetare të të dyshuarit.


"Gjykata Shkupi 1 edhe një herë dëshmoi që vendimet e veta i merr duke u udhëhequr nga parimi i standardeve të dyfishta që është vendosur varësisht nga përkatësia etnike ose fetare e të dyshuarit.

Incidenti në Çarshinë e Vogël është banal dhe me dëm minimal. Ky rast në asnjë rrethanë nuk mund të përfundonte me më shumë se sa me një paralajmërim.

Shqiptarët pyesin publikisht si ka mundësi që maqedonasit e Gjorçe Petrovit të lirohen me kusht edhe pse shkaktuan dëme maramendëse ndaj pronës private si e drejtë e pacenueshme kushtetuese dhe ndaj policisë, ndërsa shqiptarët të dēnohen me 3 vjet burg për veprën e njejtë?

Pyesim Këshillin e Lartë të Prokurorisë, deri ku është procedura me kërkesën e ZGJOHU!-t ndaj Prokurores në rastin Monstra Geshkovska?

Alarmojmë Bashkimin Evropian dhe SHBA për këtë terror të Gjykatës Shkupi 1 ndaj shqiptarëve dhe për vendimet politike që po i ndërmarrin panelet gjyqësore në këtë Gjyq.

Kërkojmë që Omer Bunjaku të lirohet urgjentisht nga paraburgimi dhe vendimi absurd i Gjykatēs Shkupi 1 të anulohet nga Gjykata e Apelit", thuhet në reagimin e Zgjohu!. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori