Gol ‘alla’ Zlatan Ibrahimovic, nominohet direkt për çmimin “Puskas” (VIDEO)

Një supergol është realizuar dje në MLS gjatë ndeshjes midis Portland Timbers – San Jose Earthquakes ku përfundoi me rezultatin 2-0.

 

Dairon Asprilla doli nga askundi papritmas dhe bëri goditjen fluturimthi akrobatik duke realizuar një gol të çmëndur.

 

Vidjoja e golit po bën xhiron e botës për arsye se është pothuajse i njëjtë me atë të Ibrahimoviç kundër Anglisë./H.LL/albeu.com


Shtuar 29.10.2021 13:07