Reagon Todorov: Vendimi i Gjykatës për LSDM-në është i kundërligjshëm dhe skandaloz
VMRO-DPMNE-ja e ka cilësuar si të kundërligjshëm dhe skandaloz vendimin e gjykatës administrative për të pranuar padinë e LSDM-së.

Nikolla Todorov, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të partisë mbrëmë në konferencën për shtyp tha se vendimi është sjellë nën presionin e LSDM-së, mediave të afërta të partisë dhe disa faktorëve të tjerë nga jashtë.

"Një prej dëshmive më të mëdha për vendimin e kundërligjshëm të gjykatësve nga Gjykata Administrative e cila vendosi për këtë padi është fakti që në mënyrë jo standarde për praktikën gjyqësore, në elaborimin e vendimit nuk janë theksuar arsyet konkrete ligjore dhe bazat për shkak të së cilave bartet ky vendim, por është theksuar një formulim i përgjithshëm i cili është jo karakteristik, jo tipik dhe i cili përjashtohet nga standardet ligjore – dhe kjo është se kanë ndodhur një seri parregullsish.

Cilat janë ato parregullsi, për çfarë lloj parregullsish bëhet fjalë, kjo aspak nuk përmbahet në elaborimin e aktgjykimit", ka thënë Todorov.

Kjo, sipas Todoorv, është pjesë e skenarit për anulimin e dëshirës së qytetarëve dhe inxhinierisë pas zgjedhjeve. /albeu.com/

Shtuar më 21/12/2016, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori