Reagon shtabi i Sadi Bexhetit
Sadi Bexheti
Shtabi zgjedhor i kandidatit për kryetar komune në Tetove, Sadi Bexhetit ka reaguar kunder te vendimit të KRD-së. Shtabi i Bexhetit thotë se mashtrimi dhe falsifikimi i BDI-së vazhdoi edhe sot pas dhënies së verdiktit të KSHZ-së.


"Instrumentalizimi i njerëzve dhe institucioneve, falsifikimi dhe mashtrimi i BDI-së vazhdoi edhe sot, pas dhënies së verdiktit nga ana e Komisioni Shtetëror Zgjedhor për falsfikimin klasik të zgjedhjeve në Çair.

Milaim Fetai një vegël e BDI-së, bashkë Zamir Mehmetin, vëllaun e Ermira Mehmetit të dy janë zgjedhur në mënyrë të paligjshme si anëtarë të KRD-së.

Ky Milaim Fetai ashtu siç e shpalli të balancuar informimin e Alsat-M gjatë fushatës zgjedhore, ku opinioni e njeh mirë “balansin” e këtij mediumi, njëjtë në kundërshtim me ligjin doli edhe sot në mbrojtje të falsifikuesve të partisë së tij, BDI.

Inskenime të këtilla nga kuzhina e BDI-së, për figurën e prof.dr Sadi Bexhetit ka pasur edhe në të kaluarën, por koha i ka demaskuar këta falsifikatorë të cilët do të përgjigjen përpara popullit dhe ligjit.

Kjo formë e presionit nga ana e strukturave shtetërore, terrorit dhe tentimin që me blerjen e votave ti nënçmojnë tetovarët duke ndryshuar vullnetin e tyre politik, ata me votën e tyre kundër BDI-së dhe kandidates së saj do të dëshmojnë edhe njëherë se tetovarët do ti ndëshkojnë këto fabrikues të të pavërtetave"- thohet ne deklarate. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013, ora 17:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori