Reagon PSP pas vendimet të Gjykatës, përgatit ankesa
Së fundmi ka reaguar Prokuroria Speciale Publike (PSP) ndaj vendimeve të Gjykatës Themelore për kërkesat e tyre për paraburgim ndaj disa funksionarëve në vend.

Nga PSP thonë se do të ankohen për vendimet që mos shqiptohet asnjë masë paraburgimi.

Gjykata deri tani ka refuzuar tetë kërkesa për paraburgim nga gjithsej 18 të parashtruara nga ana e PSP-së.

Ata akoma nuk janë deklaruar për rastet më të mëdha, në të cilat akuzohet kreu i OBRM-PDUKM-së dhe funksionarë tjerë nga kjo parti.

Gjykata në vend të masës së paraburgimit ka vendosur masën e përkujdesjes "marrje e pasaportës".

Afati për ankesë nga ana e PSP-së pas shpalljes së vendimit është tre ditë. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori