Reagon për protestat Daim Hiseni: Shumë mire e kishte pas ditur Abedini
Reagimeve të shumta të pjesëmarrësve në protestën e ditës së djeshme të organizuar nga këshilli Opozitarë dhe mbështetur nga të gjitha partitë opozitare, shqiptare , OJQ-të si dhe personalitete të dëshmuara kombëtare iu është bashkangjitur edhe atdhetari Daim Hiseni-Walteri i cili nëpërmjet një postimi në Facebook hedh kritika të ashpra ndaj organizatorit për shkak të keqpërdorimit të protestës së paralajmëruar si apartiake.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Hisenit:

”Shume mire e kishte pas ditur Abedin Zymberi kur parashtroi pyetjet se për çka behet protesta me 9 maj,
Është solidarizim me ngjarjet e dhimbshme te Kumanovës apo reklamë e disa personave qe dëshirojë te materializojnë dhe te përfitojnë nga këto ngjarje?

Te mos nderohen me 1 min heshtje djemat qe humben jeten me 9 maj, te mos u shprehen ngushllime familjareve te tyre, te mos potencohen pikat kryesore qe dalin si pjese e detyrimeve dhe te tallen me ndjenjat e qytetarit shqiptare duke e vene elementin PARTI permbi nocionin e shenjte KOMB, kjo nuk falet.
Nuk me mbetet gje tjeter, pos te them hapur:

Aty ku shqiptari i humb ndjenjat kombetare, nuk i mbetet tjeter pos perfitimeve materiale si ushtar i paguar dhe qytetar i nenshtruar i subjekteve politike qofshin pozite ose opozite.

Dje ne keto protesta kishte perfaqesues nga gjitha subjektet politike opozitare nga Maqedonia dhe Kosova, familjare te atyre qe i humben djemat e tyre ne Kumanove, por fjalen e kishte vetem nje subjekt politik dhe jo ndonje keshille opozitare ose opozite e bashkuar.

Nese asgje tjeter, te pakten sot nderoni Kumanoven duke i vizituar familjaret e vuajtur qe i perjetuan traumat e 9 majit sidhe shkoni te beni homazhe tek varrezat e te rrenurve duke u betuar se Shqiperia nje dite do te ribashkohet me ose pa deshiren tone.”/Albeu.com/
Shtuar më 10/05/2016, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori