E FUNDIT/ BILD plas "bombën", nxjerr përgjimin ku është përfshihet Rama
Reagon PDSH: Në Kukës ishim të përfaqësuar nga Ernad Fejzullahu
Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar kundër televizionit kombëtar, Alsat-M.

Ky televizion pati lajmëruar se në Kukës nuk ka patur asnjë funksionar të lartë në kujtim të 15-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës.

“Shpifjet e Alsat-M nuk kanë të ndalur, prandaj për hir të opinionit ju informojmë se Partia Demokratike Shqiptare ka qenë e ftuar nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në përkujtimin e 15- vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, që u mbajt sot në qytetin e Kukësit në Shqipëri. Partinë Demokratike Shqiptare në këtë manifestim e ka përfaqësuar nënkryetari i partisë Ernad Fejzullahu”, ka qenë deklarata e PDSH-së.

Në këtë mënyrë, Partia Demokratike Shqiptare ka përgënjeshtruar lajmin se asnjë zyrtar i PDSH nuk ka qenë në Kukës. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori