Man United gjen zëvendësuesin e Cavanit

Manchester United do të vazhdojë të ndryshojë skuadrën sezonin e ardhshëm dhe ka zgjedhur Erling Haaland për të zëvendësuar Edinson Cavanin, i cili është në fund të kontratës së tij dhe nuk do të rinovojë.

Sipas Sport, sulmuesi uruguajan madje ishte shumë pranë largimit në merkaton e dimrit, por në fund u vendos që ai të qëndronte deri në fund të sezonit.

Djajtë e Kuq kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit e Dortmundit, pasi verën e kaluar blenë anësorin e ri Jadon Sancho për 85 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar 14.02.2022 16:15