Reagon KE: Politika të zgjidhë krizën në vend
Komisioni Evropian reagon në lidhje me protestat para Qeverisë në Shkup, ku u lënduan dhe arrestuan disa protestues, ndërsa të lënduar kishte edhe nga forcat policore.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, deklaroi se BE përsërit shqetësimin e thellë për situatën në vend, siç u përmend në konkluzionet e Këshillit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

"BE shpreh keqardhje për shkak të lëndimeve të protestuesve dhe forcave të sigurisë. Si parim i përgjithshëm, Komisioni përsërit rëndësinë kyçe të lirisë dhe protestës së qetë si dhe bashkimin siç qëndron në konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Këto duhet të jenë vlera të bazuara në demokraci funksionale. Kjo duhet të jenë vlerat elementare të demokracisë funksionale. Përsëris nevojën që të evitohet përdorimi i forcës disproporcionale nga policia. BE do të dëshironte të rikujtoj se nga aktorët politikë pritet menjëherë të ndërmarrin aksione për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për krizën politike, përmes angazhimit konstruktiv për fillimin e dialogut përkatës politik dhe të kthehet besimi në institucione", është shprehur Kocijançiq. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2015, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori