Reagon Çejku: Helmimi i nxënësve, akt barbar
Ish ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku ka reaguar në profilin e tij në Facebook lidhur me helmimin e nxënësve të Gostivarit.

Në postimin e tij ai shkruan se helmimi i nxënësve në Gostivar, ishte një lajm që e ka tronditur sot.

"Duke ju uruar shërim të shpejtë nxënësve dhe stafit të shkollës ekonomike në Gostivar, i siguroj se sot jam pranë tyre me shprehjen e protestës sime për këtë akt barbar dhe u kërkoj organeve shtetërore hetim të kësaj ngjarjeje të turpshme dhe kriminale! Ju ftoj të gjithëve për solidaritet me nxënësit, mësuesit, drejtuesit e kësaj shkolle, familjarët e tyre dhe vëllezërit tanë në Gostivar!", shkruan Cejku. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2014, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori