Reagon Bosnja: Kurrë nuk e njohim shtetin e Kosovës
Pëlqej
Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka bërë të ditur se kjo e fundit nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ky reagim erdhi pas deklaratës së anëtarit të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq i cili tha se mund ta njohin Kosovën së shpejti.

Dodik pretendon se njohja ndaj Kosovës, vendoset nga Republika Srpska e jo nga deklaratat e një “të dështuari, sikur Bakir Izetbegoviq”.

“Kosova nuk do të njihet nga Bosnja e sidomos jo nëse thotë Izetbegoviq, pasi kjo varet nga Republika Serbe”, deklaroi Dodik për Pink, transmeton lajmi.net
Shtuar më 14/11/2017, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori