Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Reagon Ahmeti: Ivanovi nuk përfaqëson shqiptarët
Pëlqej
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se presidentit Ivanov i mungon legjitimiteti i votës së shqiptarëve.

“Shumica absolute e shqiptarëve nuk ka votuar në zgjedhjet presidenciale dhe nuk ndjehet e përfaqësuar nga Presidenti aktual të cilit i mungon legjitimiteti i votës shqiptare”, deklaroi Ahmeti pas një takimi me ambasadorin e SHBA-ve Shkup, Poll Volers.

Ahmeti theksoi se, në zgjedhjet Presidenciale të 13 dhe 27 prillit, shqiptarët u përcaktuan kundër konceptit të zgjedhjes së Presidentit njëpartiak dhe u vendosen për konceptin e konsensualitetit, pajtimit dhe të përfaqësimit të barabartë në institucionin e Presidentit.

“Në mungesë të legjitimimit nga ana e elektoratit shqiptar, presidenti aktual nuk mund të pretendojë që i përfaqëson edhe shqiptarët dhe të sjell vendime edhe në emër të tyre”, vlerësoli më tej Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së nënvizoi se kreu i shtetit duhet të zgjidhet me konsensus të plotë dhe jo njëpartiak dhe as njëetnik, sikundër është Ivanovi. /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2014, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori