Reagime për dënimin e Omer Bunjakut
Pëlqej
Dënimi me një vit burg të kryetifozit të "Shvërcave", Omer Bunjaku, ka nxitur dhe reagimin e personaliteteve politike në vend.

Në solidaritet me të ,ka dalë deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.

"Dënimi i Omer Bunjakut është mesazh politik. Nga ne pritet reagim, jo solidarizim’, ndërkohë që komentet e qytetarëve sugjerojnë se subjekti politik shqiptar që fitoi 153 mijë vota duhet t’i mbrojë interesat e shqiptarëve. Qytetarët shprehin revoltë se solidarizimi po bëhet në ditët e sotme, vetëm në Facebook, dhe jo atje ku duhet", tha Mehmeti.

Ndërkaq, për këtë rast ka reaguar edhe Artan Grubi, i cili thotë se gjykatësit dhe prokuorët në Maqedoni janë të mbingakruar me urrejtje etnike.

“Si ka mundësi që vendimet e Gjyqësorit për vepra të njëjta ose të ngjashme të dallojnë kaq shumë nga njëri-tjetri, duke përdorur vazhdimisht standarde të dyfishta? Qytetarët pyesin me të drejtë se kush i merr vendimet në disa gjykata, të cilat me sa duket janë shndërruar në teatro kukullash, ku epilogun e shfaqjes e dinë që pa filluar shfaqja?! Me këtë gjyqësor dhe me këta gjykatës e prokurorë të ngarkuar, nuk shkohet në Evropë, e as marrëdhëniet ndëretnike mirëmbahen siç na obligon kushtetuta dhe siç presin nga ne, Uashingtoni dhe Brukseli", shkruan Grubi në Facebook.

Ndërkaq, ka patur reagim edhe nga Lëvizja Zgjohu për dënimin me një vit burg për Omer Bunjakun.

Gjykata “Shkupi 1” dëshmoi sërish se vendimet i merr duke u udhëhequr nga parimi i standardeve të dyfishta, të vendosura varësisht nga përkatësia etnike ose fetare e të dyshuarit. Incidenti në Çarshinë e Vogël është banal dhe me dëm minimal. Ky rast, në asnjë rrethanë nuk mund të përfundonte me më shumë se sa me një paralajmërim. Shqiptarët pyesin publikisht: “si ka mundësi që maqedonasit e Gjorçe Petrovit të lirohen me kusht edhe pse shkaktuan dëme marramendëse ndaj pronës private, si e drejtë e pacenueshme kushtetuese dhe ndaj policisë, ndërsa shqiptarët të dënohen me 3 vjet burg për veprën e njëjtë?” Alarmojmë Bashkimin Evropian dhe SHBA-në për këtë terror të Gjykatës Shkupi 1 ndaj shqiptarëve dhe për vendimet politike që po ndërmarrin panelet gjyqësore në këtë Gjykatë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Zgjohu.

Gjykata Themelore e Shkupit e dënoi me një vit burg Omer Bunjakun, me akuzën e "dhunës". /albeu.com/

Shtuar më 24/08/2014, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori