Sherr me komshiun, 64-vjeçari nuk përmbahet! Nxjerr armën dhe ia shkrep

Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës pas konflikteve me fqinjin e tij dhe pas kanosjes me armë që i ka bërrë atij.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rrilë të Lezhës, ku dy fshinjët po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të fqinjit tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit L. K., 64 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë gjahu në drejtim të shtetasit M. J., banues në Rrilë, pa i shkaktuar lëndime.

“Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve.

Qëlloi me armë gjahu në drejtim të fqinjit, pa i shkaktuar lëndime, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 64-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut me municion luftarak.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Rrilë, Lezhë, 2 fqinjë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të fqinjit tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit L. K., 64 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë gjahu në drejtim të shtetasit M. J., banues në Rrilë, pa i shkaktuar lëndime.

Gjithashtu, u procedua penalisht dhe shtetasi M. J., për veprën penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, pasi dyshohet se ka prerë pemët dekorative në pronësi të shtetasit L. K., në fshatin Rrilë, Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/