RDK-Tetovë: Ndërperja e mësimit, akt politik për t’i ikur përgjegjësisë
Dega e Rilindjes Demokratike ne Tetove ka reaguar ndaj vendimit te kryetares se komunes Tetove, Teuta Arifi, per mbylljen e shkollave dhe cerdheve per shkak te ndotjes se larte te ajrit.

Sipas RDK-se, ky eshte nje vendim i nxitur politikisht me qellim shmangjen e pergjegjesise, raporton Portali Albeu.

"Vendimi i znj.Teuta Arifi për ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor dhjetë ditë para përfundimit të gjysmëvjetorit të parë në komunën e Tetovës është një akt i motivuar politikisht për t’i ikur përgjegjësisë institucionale dhe morale për ndotjen e ajrit në fushën e Pollogut.

Me këtë vendim komuna e Tetovës nuk i përkrah protestat e qytetarëve, por i saboton ato me qëllim që ditën e protestave të ketë sa më pak njerëz.

Edhe kësaj here erdhi në shprehje politika me dy arshine, duke kërkuar që përpara popullit të shfajësohen, ndërsa përpara politikbërësve maqedonas të dëshmojnë politikat servile dhe vazale.

Zonjë e nderuar ju jeni kryetare e komunës dhe nënkryetare e BDI-së dhe si e tillë duhet të mbani përgjegjësi institucionale, po pse jo edhe morale dhe jo ta hudhni fajin tjetër kund.

Përse ky vendim pikërisht në këtë moment kur dihet botërisht se tetovarët dhe banorët përreth një kohë të gjatë po helmohen qëllimisht dhe ju keni pas mundësi të merrni një vendim të tillë më herët.

Në këtë rast as ju, e as ne nuk duhet të bëjmë politikë, por duhet të tregojmë kapacitet tona njerëzore dhe humane t’i përkrahim protestat për të mbrojtur veten tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë", thuhet ne reagimin e RDK, dega Tetove. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2015, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori