RDK nuk bashkohet me Georgevskin dhe Crvenkovskin
Partia RDK e Rufi Osmanit ka njoftuar se nuk e sheh veten në koalicion të përbashkët me partitë maqedonase dhe bashkimin e liderëve të saj, Lupço Georgievski dhe Branko Crvenkovski, njofton Kapital.

"Kushtet për bashkëpunimin tonë me frontin opozitar të udhëhequr nga LSDM nuk janë pjekur dhe nuk planifikojmë diçka të tillë. Të gjithë këta që janë bashkuar kanë udhëhequr më parë me Maqedoninë dhe iu kanë shkaktuar mjaft padrejtësi dhe diskriminime ndaj popullit shqiptar. Për këtë arsye ne do të shkojmë vetë në zgjedhje, të bashkuar si bllok i tretë te shqiptarët duke u bashkuar me BDSH-në dhe DR-në. PDSH bisedon me LSDM-në, kurse ne do të shkojmë me popullin shqiptar", ka deklaruar deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2012, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori