Nënkryetari i RDK-së, njëherësh dhe shef i shtabit
zgjedhor Artan Dika, sot mbajti konferencë për shtyp, në të cilën shpalosi vlerësimet për
raundin e parë
zgjedhor dhe strategjinë e veprimit të RDK-së për
raundin e dytë.
“Nisur nga fakti se partia
shqiptare në pushtet – BDI, ka bërë manipulim të rëndë të procesit
zgjedhor të 24 marsit nëpërmjet:
-blerjes masive të votave nga përfaqësues të saj dhe votimeve të shumëfishta,
- kërcënimeve dhe frikësimeve të qytetarëve shqiptarë dhe të tjerë nga persona në pozita udhëheqëse në administratën shtetërore dhe inspektorë shtetëror me masa ndëshkuese ndaj votuesve,
- fshirjes së një numri të madh votuesish opozitarë nga listat e votimit,
- votimit si të sëmurë me vërtetime të falsifikuara një ditë para 24 marsit të një numri të konsiderueshëm personash të shëndoshë të evidentuar tashmë me identitet të saktë, të paraqitur në organet përkatëse,
- prishjes së heshtjes zgjedhore dhe favorizimit dhe propagandimit të vazhdueshëm vetëm të partisë
shqiptare në pushtet nga mediat nacionale televizive publike dhe private në gjuhën shqipe,
- jotransparencës së burimeve të financimit të një fushate tepër të shtrenjtë
politike,
- manipulimit të rezultatit
zgjedhor nga komisione komunale zgjedhore, siç ishte rasti i fundit flagrant në Komunën e Çairit,
Nisur nga fakti se këto dukuri negative të lartpërmendura kanë goditur rëndë themelet e demokracisë dhe procesin e zgjedhjeve të lira, si dhe
Nisur nga fakti se RDK është parti
politike shqiptare opozitare,
Kryesia Qendrore e Rilindjes Demokratike Kombëtare, në mbledhjen e saj të mbajtur dje, më 2 prill 2013, pasi analizoi situatën aktuale
politike në vend vendosi që:
- Të mbështesë pa rezervë kandidatin shqiptar Z. Ziadin Sela në
raundin e dytë në komunën e Strugës, të cilin edhe në
raundin e parë e ka favorizuar mosnxjerrja e kandidatit për kryetar të komunës së Strugës nga ana e RDK-së, dhe
- Të autorizojë Kryesitë e degëve të RDK-së që të zhvillojnë negociata për bashkëpunim potencial me kandidatët e partisë tjetër opozitare
shqiptare, PDSH, në komunat, në të cilat garojnë kandidatë shqiptarë në
raundin e dytë dhe ku këshilltarët e RDK-së kanë rëndësi të veçantë për formimin e shumicës në këshillat komunal,
- Për proceset
politike të definuara në dy pikat e mësipërme, përfaqësuesit e Degëve të RDK-së do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me shtabin qendror
zgjedhor të RDK-së dhe Kryetarin e saj”, theksoi Dika. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2013,
ora 12:36