Këto pritet të jenë ndryshimet në qeverinë e re dhe në LSDM

Sipas informacioneve të para ende jozyrtare, në qeverinë e re e udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, më së shumti ndryshime do të ketë te kuadrot e LSDM-së.

Tashmë është e ditur se Filipçe, Carovska dhe me siguri Boçvarski, Shahpanska dhe Dimitrov largohen, ndërsa kandidat zëvendëskryeministër pritet të jetë ministri aktual i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, Shilegovi përmendet si ministër i mundshëm në Transport dhe Lidhje, kurse Ministrinë e Mbrojtjes ndoshta do ta udhëheq kuadër i BDI-së.

Nikolla Dimitrov përfolet si kandidat serioz për ambasador në SHBA, ndërsa zëvendëskryeministri, Ljupço Nikollovski rikthehet në Ministrinë e Bujqësisë. Vendin e Nikollovskit së zëvendëskryeministër kundër Krimit dhe Korrupsionit pritet të jetë Sanja Llukarevska e cila është drejtore e DAP-it dhe nënkryetare e LSDM-së.

Carovska tashmë u shpreh se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, ndërsa nuk dihet kush do të jetë në vend të saj, kurse posti i zëvendësministrit i përket Alternativës me Lulzim Aliun.

Bekim Sali është kandidati për pozitën e ministrit në Ministrinë e Shëndetësisë në vend të Filipçes. MPJ pritet të mos ketë ndryshime, dhe Bujar Osmani të mbetet në krye të ministrisë, kurse kryetari i PLD-së, Goran Milevski është ministër i Vetëqeverisjes Lokale. Fatmir Bytyqi mbetet zv.kryeministër për Çështje Ekonomike.

Alternativa përveç Ministrisë së Shëndetësisë do të udhëheq edhe me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë kurse në krye të kësaj ministri është propozuar Admirim Aliti, kurse Xhemail Çupi është propozuar si ministër pa resor i ngarkuar për mërgatën.

Në LSDM Mile Zeçeviq u shpreh se do të jetë sekretar i LSDM-së, ndërsa nënkryetar i mundshëm përmendet edhe emri i kryetarit të Vallanvodës, Pero Kostadinov, por në garë është edhe Sllavjanka Petrovska.

Ende nuk dihet nëse do të zëvendësohet Oliver Spasovski, kurse Milan Zhivkoviq është ministri i mundshëm në MPPS-së në vend të Jagoda Shahpanska.


Shtuar 21.12.2021 18:09