Rilindja Demokratike Kombëtare i ka dërguar të gjitha
mediave një e-mail zyrtar ku kërkon që, të informojnë lidhur me RDK-në vetëm bazuar ne
njoftimet që vijnë nëpërmjet e-mailit zyrtar të partisë.
"Të nderuar përfaqësues të
mediave,
Për hir të korrektësisë Ju njoftojmë se të gjithë komunikatat, reagimet,
njoftimet për pres konferenca të Rilindjes Demokratike Kombëtare, dërgohen nga
e-maili i vetëm zyrtar i RDK-së i cili është
“[email protected]”.
Çdo
email i dërguar nga
email adresë tjetër në emër të RDK-së nuk është oficial. Ju lutemi që të ruani korrektësinë dhe përgjegjësinë tuaj si media", thuhet në e-mailin e RDK-së. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2016,
ora 11:33