RDK koalicion me turqit për Gostivarin dhe Vrapçishtin
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) që udhëhiqet nga Rufi Osmani ka konfirmuar sot koalicionimin me Partinë Demokratike Turke (PDT). Marrëveshja në fjalë vlen për dy komunat, atë të Gostivarit (e cila si pretendent ka sërish kreun aktual Osmani) dhe komunën e Vrapçishtit, raporton "Zhurnal".

Nënkryetari i RDK-së Artan Dika zbulon kontaktet e vazhdueshme me PDT-në për këtë ujdi parazgjedhore.

"Nuk ka qenë kontestuese bashkëpunimi mes dy palëve, por ka qenë problem se cili do të jetë kandidati i përshtatshëm, veçmas për Vrapçishtin. Mendoj që është duke u finalizuar kjo marrëveshje me kandidatin doktor Jusuf Hasani i cili do t’i prijë koalicionit RDK-PDT. Kjo marrëveshje mes dy partive ka të bëjë me dy komuna, Gostivarin dhe komunën e Vrapçishtës", tha nënkryetari i RDK-së Artan Dika duke shtuar se kandidati i përbashkët i RDK-TDP duhet të rezultojë në fund si kandidat fitues në atë komunë.

Aktualisht kjo komunë udhëhiqet nga Bajram Kadrija i BDI-së. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2013, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori