RDK pas daljes publike të kryetarit
aktual të komunës së
Gostivarit Nevzat Bejta ka dhënë një komunikatë për median në të cilën citohet se
kontratat e të punësuarve në këtë komunë mbarojnë më 30 qershor 2013, ndersa e ka quajtur kryetarin
aktual mashtrues kur tha para publikut që të punësuarit që kishte pushuar i kishte mbaruar kontrata.
"
Kontratat të punësuarve në Komunën e
Gostivarit ju mbarojnë në 30 qershor të këtij viti!
Pas daljes së parë publike të kryetarit
aktual të Komunës së
Gostivarit Nevzat Bejta duke mashtruar publikun e gjerë se të punësuarit që ai i pushoi nga puna iu kishte mbaruar kontrata e punës e ndjejmë obligim të njëjtën ta hedhim poshtë.
Ky lloj kryetari jo vetëm që nuk ka legjimitetin e shqiptarëve për të udhëhequr me Komunën e
Gostivarit po tani merret edhe me gënjeshtra dhe shpifje të pabaza.
Kontratat e të punësuarve në Komunën e
Gostivarit janë të vlefshme deri më 30.06.2013.
Mllefi dhe hakmarrja e tij nuk kanë fund. Ai e di se këtë mandat e ka marrë në mënyrën më të dhunshme të mundshme, e frika e tij më e madhe është brishtësia dhe legjitimiteti i këtij mandati si edhe mosdorëheqja nga politika e liderit të vetëm të shqiptarëve Rufi Osmani" - thuhet ne deklarate. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013,
ora 17:36