RDK: Bojkoti i BDI garanton fitoren e Ivanov
Rilindja Demokratike Kombëtare beson se bojkoti i zgjedhjeve presidenciale edhe në raund të dytë nga BDI, ndihmon kandidatin e VMRO, Ivanov të fitojë zgjedhjet.

"BDI ka vendosur një precedent të rrezikshëm antishqiptar që presidenti i vendit të zgjidhet dhe të pretendojë të jetë legjitim edhe pa votat ose me vota minimale të shqiptarëve, duke ia pamundësuar kjo parti vetvetes që ta kontestojë legjitimitetin e presidentit të vendit edhe në pesë vitet në vazhdim", thuhet në deklaratën për media të RDK-së.

Më tej, RDK nënvizon se kur BDI bëri thirrje që të votohej Ivanov më 2009, në zgjedhje nuk dolën më shumë se 2.000 shqiptarë, ndërsa tani që po bën thirrje për bojkot dalja e shqiptarëve rezulton të jetë 25 herë më e madhe. /albeu.com/




Shtuar më 15/04/2014, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori