RDK: BDI i solli Likovës katastrofë ekonomike dhe sociale
Rilindja Demokratike Kombëtare ka zhvilluar dje një takim me banorët e komunave të Kumanovës, Likovës dhe Studençanit.

Në këtë takim, u prezentua platforma zgjedhore nga Xhezair Shaqiri njohur si komandant Hoxha, Vesel Memedi, sekretari Izet Zeqiri, Fatri Saliu dhe kryetari Rufi Osmani.

Përfaqësuesit e RDK-së u shprehën se partia shqiptare në pushtet i ka lënë shqiptarët në mjerim dhe komunat në një katastrofë sociale dhe ekonomike.

Ata thanë se RDK është vetmja parti kombëtare që do të sjellë ndryshimin e vërtetë në komunat e banuara me shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2014, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori