Shqiptarët “masakrojnë” Ardi Veliun, memet plot tallje pushtojnë rrjetin (FOTO LAJM)

Kryepolici Ardi Veliu është kthyer në temën e ditës dhe kryefjalën e rrjeteve sociale pas deklaratës së pavend për të miturin që u dhunua në Tiranë.

Të gjendur përballë presionit të lidhje me dhunën e policit ndaj të miturit në Tiranë, Veliu tentoi t’a justifikojë duke treguar një video të nënës së adoleshentit, e cila shfaqej me pistoletë në dorë.

Por vetëm pak minuta pas kësaj deklarate u vërtetua se mamaja e djalit në fjalë është aktore dhe pjesa e treguar nga Veliu ishte skenë filmi.

Pas kësaj deklarate në media kanë vërshuar memet plot tallje e ironi për drejtorin e Policisë, Ardi Veliu, dhe shumë prej tyre kërkojnë dorëheqjen e tij. /albeu.com/


Shtuar 30.05.2020 12:10