Raundi i dytë i lokaleve do të zhvillohet më 29 tetor
Pëlqej
Maqedonia ka përzgjedhur kryetarët në 46 komuna dhe në qytetin e Shkupit, teksa 34 komuna të tjera të vendit do t’i drejtohen raundit të dytë të zgjedhjeve në 29 tetor.

LSDM ka siguruar fitore në 39 komuna, ndërkohë që VMRO-DPMNE zhgënjeu me fitoren në vetëm 3 komunaraundin e parë. BDI-ja e Ali Ahmetit siguroi udhëheqjen në 2 komuna.

46 komuna dhe qyteti i Shkupit kanë zgjedhur kryetarët e tyre në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, ndërsa 34 komuna të tjera do të shkojnë në raundin e dytë për të mësuar udhëheqësit.

Bazuar në rezultatet e para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, LSDM rezulton fituese në 39 komunave, përfshi këtu Shkupin, Ohrin, Strumicën, Kumanovën, Manastirin etj.

VMRO-DPMNE ka mundur të fitojë vetëm në 3 komunaraundin e parë, duke shënuar kështu një rezultat zhgënjyes, ndërkohë që kjo parti kryeson në 6 komuna ku do të votohet në raundin e dytë.

BDI-ja e udhëhequr nga Ali Ahmeti fitoi në këtë raund të parë Kërçovën dhe Pllasnicën, duke dhuruar rezultatin më të mirë në rradhën e partive shqiptare.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në nivel republike ka qenë rreth 60%, ndërkohë që edhe numri i fletëve të votimit të shpallura të pavlefshme ka qenë rreth 45,000.

Raundi i dytë i lokaleve do të zhvillohet më 29 tetor në komuna si Tetova, Gostivari, Struga, Dibra, Çairi etj. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2017, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori