“Një foto duke pirë”, Laçi “mbytet” në lot, u jepet lamtumira 3 viktimave të Fushë-Krujës (FOTO LAJM)

Ditën e sotme janë përcjellë për në banesën e fundit 3 viktimat e atentatit të Fushë-Krujës.

Së fundmi është publikuar edhe një fotografi teksa Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata sëbashku pinë të buzëqeshur.

Kujtojmë se ata u ekzekutuan me breshëri plumbash në mbikalimin e Fushë-Krujës, duke bërë që edhe automjeti i tyre të shkrumbohej nga flakët.

Policia ndërtoi skenën e ngjarjes dhe doli në konkluzionin se pjesëmarrës në atentat kanë qenë 4 persona, ku 3 prej tyre kanë qëlluar drejt objektivit./albeu.com/