1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Raufi: Do të ketë rigjykim për rastin "Monstra"
Të dënuarit e rastit "Monstra" janë liruar në shtëpi, dhe lënda do të hetohet nga fillimi.

Avokati mbrojtës, Naser Raufi thotë se paraburgimi është ndërprerë për shkakun se asnjëri nga vendimet e gjykatës nuk janë të plotëfuqishme.

"Do të ketë rigjykim, paraburgimi është ndërprerë për arsye se asnjëri nga dy vendimet e gjykatës ende nuk janë të plotëfuqishme, dhe lënda e njëjtë do filloj nga fillimi", tha Raufi për Almakos, duke shtuar se prokurori përgjegjës ende nuk e ka tërhequr akuzën.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë, vendosi masën e arrestit ta zëvendësojë me burgim shtëpiak për 4 të dënuarit e rastit "Monstra", të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në afrësi të liqenit Smillkovë në Shkup në vitin 2012. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2017, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori