Nedved hedh kunja për Interin: Të gjithë flisni për Juventusin, po nuk shikoni ekipet e tjera

I pyetur nga “TuttoSport”, Nedved ka folur për shumë gjëra por ndër të tjera ka hedhur edhe kunja për ekipin e Inter-it.

A e ka kaluar Juventus fazën e vështirë?

“Ka patur një problem sepse është ndërruar tranjeri. Tani nuk mund të ndalemi sepse të tjerët po vrapojnë.”

Tek Juventus është detyrim për të fituar?

“Nuk ka asnjë frikë. Nëse mendoj se sa shumë kritika na kanë bërë këto dy vite, nuk i kuptoj pse.Shumë kritika duke parë se kemi fituar dy trofe,ndërkohë që ka ekipe të tjera që nuk kanë fituar asgjë.Jemi të mësuar nga ky presion, nuk ka gjë.Ka skuadra që nuk kanë fituar asgjë prej 10 vitesh dhe askush nuk ka thënë gjë, ndërsa ne kritikohemi dhe kur fitojmë”.

Këto kanë qënë disa nga fjalët e Nedved ku duket qartë “thumbimi” që i bënë ekipit të Inter-it.


Shtuar 16.10.2021 13:28

Tags: ,