Rasti"Monstër" i montuar!
Dëshmitë për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, ndryshe rasti "Monstër", vazhdojnë ende në Gjykatën Themelore "Shkupi 1". Në seancën e djeshme ishte i vëllai i të akuzuarit kryesor për këtë vrajse, Alil Demiri nga Harçina.

Sipas tij, rasti është montuar dhe se vëllai i tij nuk ka marrë pjesë në këtë krim makabër. Ndërsa, dëshmitari që është i punësuar si ushtarak në Armatën e Maqedonisë ka theksuar se në mbrëmjen e 12 prillit 2012 kur ka ndodhur vrasja ka qenë në punë në kazermën Ilinden në Shkup. Me vëllain e tij Alilin është takuar të nesërmen në Haraçinë dhe se kanë qenë në drekë tek prindërit e tyre.

“Vëllai im që akuzohet nuk është në Maqedoni që nga 24 apo 25 prilli dhe kur jemi dëgjuar atëherë ai më ka thënë se do të shkojë në Belgjikë dhe se makinën e tij e la tek daja ynë. Një telefon që e kishte në makinë më tha t’ia jap motrës sonë. Në ditën e arrestimeve më 1 maj, më arrestoi policia mua dhe motrën time dhe më pas na liruan”, ka rrëfyer dëshmitari, shkruan INA.

Dëgjimi i dëshmive po vazhdon pa dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët janë të arrestuar në Kosovë dhe po mbahen në paraburgim. Ndaj tyre pritet të nis proces tjetër hetimesh në Kosovë nga EULEX, pasi që në banesën ku ishin strehuar u gjetën armë. Autoritetet e Shkupit kanë kërkuar ekstradimin e tyre, por kjo procedurë do të pasojë me vonesa, kanë paralajmëruar autoritetet e të dyja vendeve. /albu.com/
Shtuar më 14/05/2013, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori