Rasti zhvatja, vijojnë ende hetimet (VIDEO)
Rasti “Zhvatja” ku të arrestuar janë Zoran Milevski Kiçeec dhe Bojan Jovanovski Boki 13, si dhe dyshimet për përfshirjen e kryeprokurores speciales Katica Janeva, është ende në fazë të hetimit, ndërkaq në opinion nuk raportohet të ketë gjetje të tjera. Në Prokuroin Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, para disa ditësh njoftuan se kanë marrë në pyetje kryetarët e komunave Karposh dhe Manastir, Stefan Bogoev dhe Natasha Petrovska. Sqarimi i tyre ishte se po hetohen persona për të cilët vlerësojnë se me deklaratat e tyre mund të ndihmojnë në vërtetimin e mëtejshëm të dëshmive në këtë lëndë, nga nuk zbuluan asnëj detaj rreth përmbajtjes së deklaratave të kryetarëve.

Ndërkaq, kryeministri Zaev përsëriti edhe njëherë se ky rast është dëshmi se funskionon sistemi i drejtësisë dhe se ai është i pavarur. Sipas tij, kjo është mundësia e fundit për ta forcuar sistemin e drejtësisë dhe i apelon organeve të hetuesisë që të shtrijnë punën e tyre edhe më tej mbi këtë problematikë.

Zoran Zaev, kryeministër

“Ky është shembull eklatant i luftës kundër korrupsionit, pa dallim se për kë bëhet fjalë. Kështu që ne kemi individ në shoqëri që mund të jenë indikativ, mund të jenë të përfshirë ose të ngjashëm. Sistemi funksionin, përfundimisht ka sistemi të pavarur i cili apsolutisht lufton kundër krimit dhe korrupsionit dhe kjo do të vazhdoj. Nëse në këtë periudhë pas zgjidhjes së të gjitha çështjeve ndërfqinjësore, me integrime, nëse nuk e forcojmë shtetin e së drejtës dhe sundimin e drejtësisë, ne do ta lëshojmë këtë mundësi të çmueshëm. Prandaj, apeloj deri të gjitha organet hetuese t’a ndjekin krimin dhe korrupsionin, aty ku ka argumente dhe indicie për një gjë të tillë”.

Një ditë më parë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në rrjetin social fejsbuk, publikoi një dokument, ku pushimi mjekësor një mujor i kryeprokurores Janevës, sipas tij ishte dhënë mbi baza të konstatimit për çrregullim ankthi, diagnozë kjo, që sipas Milloshovskit mund ti shërbejë Janevës për të shpëtuar nga akuzat e rastit “Zhvatja”. Gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Speciale Publike bënë të ditur se shefja e tyre, ka marrë pushim për vetëm 15 ditë. Janeva kishte hapur pushimin mjekësor më 16 korrik, ditën kur nisi hetimi për rastin “Zhvatja” dhe ajo dha dotrëheqje. Tetë ditë pas skandalit ajo ndërpreu pushimin mjekësor dhe u kthye në punë dhe për herë të parë u paraqit në opinion pas këtyre zhvillimeve, ku nuk lejoi që të pyetet për asgjë nga gazetarët.
Shtuar më 30/07/2019, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori