Rasti "Zhvatja", Boki 13 do të qëndrojë në burg
I dyshuari i parë në rastin "Zhvatja", Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 do të mbetet paraburgim, pasi Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e tij për shfuqizim të vazhdimit edhe për 30 ditë të masës së paraburgimit.

Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit thuhet se kërkesa refuzohet për shkak se ka dyshime për arrati dhe përsëritje të veprës.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme Boki 13 i paraqiti problemet shëndetësore si arsye për shfuqizim.


/SHENJA/
Shtuar më 04/10/2019, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori